1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja çfarë i kishe bërë Agim Veliu Cun Lajçit në Podujevë, kundër vendimit të Ibrahim Rugovës

Rekomandime

Çun Lajçi i shkruan letër Isa Mustafës për atë që i kishte bërë Aglim Veliu në Podujevë.

- Advertisement -

Letren e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Po Isa Mustafa

I shkrova Albinit, për veprimin e tij ( që ty po të duket i njianshëm) për Agimin, dhe e luta që për hirë të situatës me virusin, ta tërheq vendimin, e t’vazdoni ta menagjoni situatën.
Por, sonte u lexua letra jote e re, nji ultimatum për Albinin:
“Ta ktheni Agimin e ta heqni taksen”
Po Isë
Taksën e përbiva, por Agimin jo! Ai asht i randë n’vagë e hijerandë n’parti! Por larg engjullit e gjeniut, që t’mos zavëndësohet, përveç, nëse s’ta ka nxanë bishtin me derë ty, e shumë të tjerve aty!
A din pse po ta them këtë?
Sepse me 2002-tën, erdha me eskortën e Ibrahim Rugovës n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vet Ibra, me recitua poezinë
” Kokën lartë shqiptari im” e Vjollca Buçaj me këndua.
Dhe çka ndodhi?
– Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori. Agim Veliu m’tha kështu!
Vjollca Buçaj, u tmerua.
– A jeni n’mend i tha? Rugova e ka caktua?
N’Obiliq i recitoi Presidentit dhe n’eskortën e tij erdhi këtu!
– Këtu recitojnë ata që thotë Agimi, ia ktheu!
Mua m’erdhi keq me ia thanë Rugovës, sepse s’deshta me ia prishë fushatën, dhe n’këmishë e klinda ( siç kisha ardhë nga Obiliqi) u ktheva me autobus n’Prishtinë!
Po Isë, po!
Për herë t’parë po deklaroj, kush asht Agimi, për t’cilin ti po e prishë kualicionin, n’kohën e vdekjeve!
A s’asht ma shumë se marre Isa Mustafa!

- Advertisement -

Dardani, 20.03.2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit