-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja përse “zviceranet” preferojnë martesat me burrat nga Kosova

Rekomandime

“Këtu kemi të bëjmë kryesisht me martesat që vajzat me shtetësi zvicerane por me prejardhhje kosovare, lidhin me bashkatdhetarët e tyre nga Kosova”

- Advertisement -

Një analizë e gjerë mbi preferencat martesore të zviceranë/eve me të huajt, e botuar në Tages Anzeiger, thyen disa nga stereotipet që ekzistonin në këtë drejtim dhe jep një pasqyrë më të qartë të gjendjes në këtë fushë.

Sipas tekstit, marrë në përgjithësi, gratë dhe burrat zviceranë preferojnë më së shumti gratë nga vendet latine, nga Tajlanda dhe nga vendet e lindjes.

Por, bazuar në statistikat e dhjetë vjetëve të fundit (nga Zyra Federale për Statistikë) lidhur me martesat me të huaj, del se burrat dhe gratë zvicerane kanë dallime të shumta sa u përket shijeve të tyre për gjininë e kundërt.

- Advertisement -

Kështu, meshkujt zviceranë zgjedhin për partnere të tyre 40-fish më tepër gra tajlandeze në krahasim me gratë zvicerane që zgjedhin burra tajlandezë për partnerë të tyre, transmeton albinfo.ch. Edhe gratë nga ish-blloku i Lindjes, si ruset, sllovaket, rumunet ose çeket, gjatë dhjetë vjetëve të fundit kanë lidhur përpjestimisht shpeshherë martesa me burra zviceranë. Ndërkohë, burrat nga këto vende janë dukshëm më pak të lakmuar nga gratë zvicerane.

Këto të fundit, nga ana tjetër, parapëlqejnë më shumë burrat nga vendet e Evropës Jugore dhe në përgjithësi nga jugu ose me temperament jugor, transmeton albinfo.ch. Kështu, gratë zvicerane zgjedhin mbi dyfish më shpesh partnerë nga vendet e jugut se sa që zgjedhin partnere nga jugu burrat zviceranë.

- Advertisement -

Dallimi më i madh në mes të burrave dhe grave zvicerane në këtë drejtim është kur jemi te preferencat e grave të Zvicrës për burrat afrikanë: gratë zvivcerane janë martuar mbi 5 herë më shumë me burra egjiptianë se sa burrat zviceranë me gra egjiptiane. Po kështu 3 herë më shumë gra zvicerane kanë zgjedhur të jetojnë me një burrë nigerian se sa burrat zviceranë që kanë zgjedhur gruan nga ky vend afrikan.

Një pikë interesante për ne në këtë hulumtim është preferenca e lartë e grave zvicerane për kosovarët dhe turqit, ashtu siç figuron në grafikonët e statistikave që prezanton gazeta, shkruan albinfo.ch. Por kjo statistikë mashtron! Kështu thotë bashkëhartuesi i këtij hulumtimi, Ganga Jey Aratnan.

“Këtu kemi të bëjmë kryesisht me martesat që vajzat me shtetësi zvicerane, por me prejardhje kosovare, lidhin me bashkatdhetarët e tyre nga Kosova. Ngjashëm është edhe sa u përket vajzave turke që martohen me shtetas zviceranë me prejardhje turke. Të dy këto raste, statistika i njeh si martesa në mes të dy nacionaliteteve, pra në mes të zviceraneve dhe kosovarëve, gjegjësisht në mes të turkeve dhe zviceranëve, përcjell albinfo.ch. Kjo llogaritje i ngre lart në listë gabimisht në njërin rast “gratë zvicerane” që martohen me burra kosovarë dhe në rastin tjetër, “burrat zviceranë” që martohen me gra turke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit