2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja se si duhet të plotësohet fletëvotimi i zgjedhjeve të 6 tetorit

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, përmes së cilës është treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor.

Sipas videos së publikuar, pas hyrjes në kabinën e votimit, së pari duhet siguruar që fletëvotimi ëshë i vulosur.

- Advertisement -

Më pas zgjedhet subjekti politik duke shënjuar kutinë pranë numrit dhe emrit të asaj partie politike.
Për të qenë fletëvotimi i vlefshëm, duhet zgjedhur vetëm një subjekt politik.

Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve. Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurat që gjenden në kabinën e votimit. Zgjedhni më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin këni votuar në anën e majtë.

Dhe në fund para se të dorëzohet në vendin përkatës, për të mbrojtur fshehtësinë e votës, duhet të paloset fletëvotimi.

- Advertisement -

Këta hapa janë të rëndësishëm sidomos për të rinjtë që këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit votojnë për herë të parë. /gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit