0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Java e ardhshme vendimtare për koalicionin LVV-LDK, a do të kryejë punë presioni amerikan?

Rekomandime

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së. Bisedimet mes liderëve të këtyre dy subjekteve politike, pritet të rezultojnë me një marrëveshje pas një presioni diplomatik ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA-së.

Kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, e vendi vazhdon të jetë pa institucione funksionale. Bisedat e takimet mes dy subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, fillimisht përmes grupeve punuese për harmonizim programesh, muajin e fundit edhE në nivel liderësh, nuk sollën deri te arritja e koalicionit qeverisës LVV-LDK.

- Advertisement -

Koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike nuk ndodhi deri tash, përkundër zotimeve nga dy taborët, që nga fushata zgjedhore, se një koalicion qeverisës LVV-LDK është punë e kryer.

Një gjë e tillë u pa si vështirë e realizueshme pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 26 dhjetor, kur LVV propozoi e Kuvendi e zgjodhi edhe me votat e LDK-së Glauk Konjufcën e LVV-së kryetar Kuvendi, shkruan Telegrafi.

Ky veprim e LVV-së bëri që LDK të ndjehet e ‘tradhtuar’, sepse në bisedimet që po zhvilloheshin, ishte pothuaj se e sigurt se LDK-ja do të merrte postin e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa ‘lufta’ po bëhej për postin e Presidentit të vendit, post ky për të cilin LDK vazhdon të insistojë që ta marrë, kur Presidentit aktual t’i përfundojë mandati.

- Advertisement -

Duket sikur është dashur të ndodhë konstituimi i Kuvendit dhe ajo që ndodhi me zgjedhjen e Konjufcës kryetar, që të aktivizohen edhe misionet e huaja diplomatike në Kosovë, në radhë të parë ambasada e SHBA-së.

Ambasadat e vendeve të fuqishme botërore, SHBA, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, në prag të festave të fundvitit, kërkuan nga subjektet politike që të nxitojnë në krijimin e institucioneve të dala nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, siç rëndomë ndodhë, më aktive ishte diplomacia amerikane. Fillimisht, më 30 dhjetor ambasadori Kosnett takoi krerët e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënkryetarët e këtij subjekti politik, e më pastaj edhe liderin e LVV-së Albin Kurtin.

Kosnett edhe në kato takime ka kërkuar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt.

E një kërkesë të tillë Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pasi ka uruar për konstituimin e Kuvendit, ambasada ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosperitetin”, thuhej në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë, presioni amerikan për krijimin e qeverisë së re nuk ka përfunduar me këto dy takime. Një vizitë dhe një takim krejt i papritur dhe i pa paralajmëruar i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu dhe anëtarëve të kryesisë, Avdullah Hoti e Skender Hyseni ka ndodhur të premten në Berlin me emisarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e LDK-së nga ky takim u tha se gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Më tej u tha se ambasadori Grenell, po ashtu kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Kurse delegacioni i LDK-së e ka njoftuar ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Mirëpo, nuk ka asnjë dilemë se temë e takimit do të ketë qenë, presioni amerikan për arritjen e arritjen e një marrëveshjeje, që do të çojë në krijimin e një qeverie, të cilën e presin detyra të mëdha.

Ndryshe, lideri i LVV Albin Kurti ka pranuar që më 6 janar të takohet me presidentin Thaçi për të caktuar mandatarin për krijimin e Qeverisë.

Të njëjtën ditë Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë takimin e Kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm, ku do të bisedohet për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit