11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Jeni vaksinuar pas infektimit me Covid-19? Mësoni çfarë është ‘imuniteti mbinjerëzor’

Rekomandime

Sipas një studimi të fundit, nëse infektoheni dhe shëroheni nga Covid-19 dhe më pas vaksinoheni plotësisht, sistemi juaj imunitar ka gjasa të forcohet jashtëzakonisht shumë, duke siguruar një mbrojtje të qëndrueshme kundër të gjitha varianteve të ardhshme.

Studiuesit e quajnë këtë “imunitet mbinjerëzor” ose “imunitet hibrid”.

- Advertisement -

Ekipi në Universitetin Rockefeller në SHBA, zbuloi se pas infektimit me Covid-19 dhe marrjes së dy dozave të vaksinës Pfizer ose Moderna, sistemi imunitar i disa njerëzve forcohet shumë dhe prodhon një numër të madh të antitrupave “fleksibël” që reagojnë mirë ndaj shumë formave të koronaviruseve.

Studimi, i publikuar në BioRxiv, tregoi se antitrupat në këta individë mund të neutralizojnë fuqishëm gjashtë variantet shqetësuese të testuara, përfshirë variantet Delta dhe Beta, si dhe disa viruse të tjerë të lidhur me SARS-COV-2, raportoi The Telegraph.

“Këta njerëz kanë përgjigje të jashtëzakonshme ndaj vaksinës,” tha Theodora Hatziioannou, një virologe në Rockefeller, e cila studioi pacientë të tillë.

- Advertisement -

“Unë mendoj se ata janë në pozicionin më të mirë për të luftuar virusin”,- tha Hatziioannou.

Studiuesit deklaruan se zbulimet tregojnë se sa të fuqishme mund të jenë vaksinat me teknologji mARN tek njerëzit me ekspozim paraprak ndaj SARS-CoV-2.

- Advertisement -

“Tani ka shumë kërkime të fokusuara në gjetjen e një vaksine që do të mbronte nga të gjitha variantet e ardhshme. Zbulimet tona tregojnë se ne tashmë e kemi atë”,- tha Hatziioannou.

Sidoqoftë, pasi ekipi kreu kërkimin në një grup të vogël prej 14 pacientësh, nuk dihet nëse të gjithë ata që kanë pasur Covid-19 dhe më pas kanë marrë një vaksinë, do të kenë një përgjigje kaq të jashtëzakonshme imune.

Disa studime të tjera të fundit kanë zbuluar gjithashtu se ka antitrupa që mund të neutralizojnë një gamë të gjerë variantesh dhe virusesh të ngjashme me SARS, pas infeksionit dhe vaksinimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit