Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ka mbetur i mahnitur nga performanca e kombëtares së Kosovës, e cila sot mposhti Çekinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë, Kloop ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ekipi i Kosovës duke u stërvitur në kushte të këqija, në vitin 1997, dhe renditjen e tanishme në kualifikueset e Euro 2020.
Krahas fotos, trajneri i Liverpool shkruan; “Nëse më pyesni se çfarë është futbolli, do t’ju tregoj këtë foto. Kushdo qofsh, çfarëdo që të bësh, puno fort dhe mos u dorëzo kurrë. Ndeshje shumë e bukur. Respekte.”
Aktualisht Kosova është renditur në vend të parë të grupit A./