Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK mund të dalë fituese e zgjedhjeve.
Kjo sipas saj, mund të arrihet nëse do të vazhdohet me këtë trend të rritjes së AAK-së.Ajo ka potencuar se AAK përpos që është rritur në nivel nacional, aktualisht udhëheq me shtatë komuna në vend.
Sipas saj, edhe sondazhet e ndryshme po e nxjerrin AAK-në shumë lartë në renditje, raporton Gazeta Blic.
Në anën tjetër, zyrtari i AAK-së, Lulzim Kabashi ka thënë se rritja e AAK-së, ka ndodhur për shkak që siç ka thënë ai, punët e mëdha që ka kryer Haradinaj.
Kabashi ka arsyetuar edhe rritjen e pagës nga ana e kryeministrit për veten dhe për ministrat e zyrtarët tjerë.