10.4 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Kadri Veseli i quan “frikacakë” VV-në e LDK-në, paralajmëron zgjedhje të reja

Rekomandime

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në e LDK-në, dështojnë të marrin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buxhetin e ri të dyfishojë buxhetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosocës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.

- Advertisement -

Këto fjalë, kreu i PDK-së i tha në shënimin e 20 vjetorit të forumit rinor të kësaj partie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit