4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kandidati për asamblist i VV-Guxo masakron gjuhën shqipe, pastaj dikush ia përmirëson postimin

Rekomandime

Kandidati për asamble komunale në Shtime, nga radhët e listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Hakif Dugolli, në njoftimin e tij se do t’i hyjë garës për asamble, pothuajse çdo fjalë e ka shkruar gabim

Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Dugolli ka ‘masakruar’ gjuhën shqipe, pasi gati të gjitha fjalët që ka përdorur në këtë njoftim, janë të shkruara me gabime në drejtshkrim.

- Advertisement -

“Si Perfatsus i Listes GUXO n Shtime Kordinim me Vetvendosjen dot jam n gar per Asamble Betohna para Zotit dhe para bashk fshatarve para qytetarve t shtimes q doti mbraj interesat e secilit banor n shtime Betohna se siq kam qen indershum i sjellshum n jeten time deri tash ashtu dot jem edhe n Politik me Respek H Dugolli”, ka shkruar ai herën e parë.

Por, dikujt duket se i kanë rënë në sy gabimet e Dugollit, pasi statusi i tij në “Facebook” ka pësuar ndryshime.

- Advertisement -

Në versionin e dytë të statusit, ka dukshëm më pak gabime drejtshkrimore, megjithëse as ky version nuk ka shpëtuar pa disa gabime.

“Si njëri nga përfaqsuesit e listës GUXO në Shtime në kordinim të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje do të jem në garë për asamble komunale. Betohem para Zotit, para bashkëfshatarëve dhe gjithë qytetarëve të shtimës që do të mbrojë interesat e secilit banorë të qytetit tonë. Ju betohem se ashtu siç kam qenë i ndershëm dhe i sjellshëm në jetën time deri tash, ashtu do të jem edhe në të ardhmen”, shkruan në versionin e përmirësuar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit