Kandidati i PDU-së për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj – Kika, në T7, gjatë debatit me kundër kandidatët nuk e ka ditur se ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi.
Në pyetjet paraprake, kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së ishin të saktë në përgjigjet e tyre, për dallim nga Kika.
- Advertisement -
“Në cilin qytet bashkohet Drini i Bardhë dhe Drini i Zi?”, pyeti gazetar.
“Po ia kaloj kryetarit”, ka thënë Kika.
Ndërsa i shpejtë ishte Rrustem Berisha i AAK-së ku tha “Kukës”.