Ushtria amerikane ka arritur të sigurojë videon kur raketa kineze Long March 5B hyri në atmosferën e Tokës për të rënë më pas në Oqeanin Indian për të mos shkaktuar asnjë dëm në zona të banuara.
- Advertisement -
Raketa që shkaktoi trazim dhe ankth në miliona banorë të planetit tonë hyri në atmosferë në orët e para të mëngjesit, ku pjesë më e madhe e saj u shkatërrua nga shpejtësia e madhe.
Ajo ra në oqean, në një zonë shumë pranë Maldiveve.
Prej disa ditësh shumë vende të botës kaluan në gjendje gatishmërie pasi trajektorja e pasaktë e raketës mund të godiste dhe zona të qytetëruara.
- Advertisement -
Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.