8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Karantina demokratike e Avdullahut

Rekomandime

I frymëzuar nga Tanja Fajon, Avdullah Hoti flet për karantinën sikur për suprimimin e autonomisë nga Serbia.

Shih ti çfarë fjale të ‘madhe’ ka zbulu.
Suprimimi i të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë.

- Advertisement -

I frymëzuar nga Tanja Fajon, Avdullah Hoti flet për karantinën sikur për suprimimin e autonomisë nga Serbia.

Shih ti çfarë fjale të ‘madhe’ ka zbulu.
Suprimimi i të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë.

U dashka me dalë me ladru shqiptarët në kohë pandemie, për me demokratizu vdekjen, a çka?

- Advertisement -

Edhe karantinë edhe demokraci, nuk ka.
Karantinë do të thotë izolim.
Ku ka karantinë demokratike?
Izolim të lirë.

Apo veç kishe po flas diçka.

- Advertisement -

Kur ndodh karantina, mbrohen të drejtat e njeriut nga sëmundja dhe vdekja.
Atë qëllim
e ka karantina, m’i mbrojtë të drejtat e njeriut.

E jo, liria me qenë më e madhe sesa Jeta.

I lirë si i vdekuri.

Lëre ti megalomaninë e BE-së.
Lëre ti çka thotë Tanja Fajon, se BE ka dështu para syve të botës dhe ka dështu keq, m’i ndihmu vetëvetes, se të tjerëve hiç se hiç, sepse BE nuk ekziston për zor, ekziston veç për punë qejfi, që do të thotë lirisht mundet hiç mos me ekzistu, kënd keq nuk e lë.

BE nuk është shembull i mirë për mbrojtje nga pandemia.

A ka qenë demokratike që BE veç neve na ka mbajtë të izoluar.
Ama, veç ne ia kemi pa hajrin BE-së, se na ka trajnuar të jetojmë të izoluar, ndërsa LDK-ja me shokë na kanë trajnuar të jetojmë të varfër.

BE le të merr mësim nga shtetet e Ballkanit, sidomos nga shqiptarët, popull i varfër e i izoluar nga elita e BE-së, ama deri më tani shembull, shqiptarët kanë ditur të organizohen dhe ta mbajnë situatën nën kontroll.

P.S. Dil ti Abdullah, pse s’po del me shfrytëzu të drejtën demokratike m’u tarahënë i lirë.
Merre me veti edhe një lopë ruaje, se sevap. ‘Asaj’ nuk i duhet leja e qeverisë.

Bajati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit