4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kë e duan më shumë kosovarët? Merkel del e para, Erdogani i treti

Rekomandime

Aleati kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare shihet SHBA-ja, ndërkaq brenda BE-së shteti kryesor aleat shihet Gjermania.

Angela Merkel mbetet si liderja më e pëlqyer nga kosovarët, pas saj Donald Trump dhe presidenti turk Erdogan, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

Kështu ishin shumica e përgjigjeve nga hulumtimi i anketës të zhvilluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) tha se në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1 mijë e 200 qytetarë, ku 800 prej tyre ishin shqiptarë, 200 serbë dhe 200 qytetarë nga komunitetet tjera.

Ky hulumtim është zhvilluar në gjitha komunat e Kosovës dhe janë marrë mbi 1200 respodentë duke përfshirë edhe komunitetet serbe dhe komunitetet tjera të moshës madhore mbi 18 vjeç.

- Advertisement -

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 800 shqiptarë, 200 serb dhe 200 pjesëtarë të komuniteteve tjera.

Gjermania i prin listës në pyetjen se kush duhet të jetë partnerë kryesor ekonomik i Kosovës me rreth 39 për qind, Angela Merkel rikonfirmohet si liderja më e preferuar e kosovarëve me 63 për qind, ndërkaq pas saj vjen Donald Trump me 15 për qind dhe Erdogan me 10 për qind.

- Advertisement -

Brenda respodentëve të komunitetit serb kanë zgjedhur presidentin rus Vladimir Putin si liderin e tyre të preferuar me 73 për qind.

Ndërkaq NATO sipas kosovarëve është organizata ndërkombëtare që i ka ndihmuar më shumë Kosovës nga vitit 1999, e pasuar nga BE me 19 për qind”, tha ai.

Granit Tërnava nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, tha se kosovarët vazhdojnë t’i besojnë Gjermanisë.

Gjermania vazhdon të jetë shteti partner kryesor ekonomik i Kosovës dhe kjo beson se duhet të jetë qasja e qeverisë së ardhshme.

Merkel vazhdon të mbetet politikanja botërore më e pëlqyer ne Kosovë.

Gjermania vazhdon të jetë partneri i dyti ndërkombëtarë pas SHBA”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit