Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përuruar sot një seksion në hekurudhën e re Beograd-Budapest së bashku me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Ajo që ra në sy në këtë përurim, është një video virale në rrjete sociale ku Vucici përshëndet me dorë jashtë trenit ku është i ulur së bashku me Orbanin, por jashtë nuk është askush.
Në këto pamje, ishte se si Orban mbetet i çuditur teksa “kërkon” njerëzit jashtë.
Vucici është në fushatë zgjedhore para zgjedhjeve nacionale në Serbi dhe në fushatën e tij ka bërë edhe disa spote interesante. Në një spot ai shihet duke dalë nga frigoriferi i një shtëpie para një çifti.
Ja pamjet e sotme:
Serbian President waving at nobody pretending there’s a crowd gathered there to celebrate the new railway line is one of the best metaphors for politican-voter interactions I’ve seen in a long while pic.twitter.com/oYOvmkb1R9
— Yugopnik (@yugopnik) March 28, 2022