Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në profilin e tij në “facebook” ia ka publikuar një dokument, avokatit Tomë Gashi.
Dokumenti i publikuar nga Zeka i përket vitit 1993 dhe është i shkruar edhe në gjuhën serbe.
Zeka thotë se Tomë Gashi ka qenë gjykatës i Sllobodan Millosheviqit.
“E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993”, ka shkruar Milaim Zeka.
Reagimi i plotë i Milaim Zekës
Ja dokumenti per Tom Gashin – Tomqen
Kete dokument po e publikoj per Albin Kurtin, Glauk Konjufcen, dhe Albulena Haxhiun
Kur Mala, pronari i Hotel “Thanes”, i dorezoi Hashim Thaçit dosjen e zeze per Tom Gashin, ai, pra ish presidenti, e emroi si keshilltar juridik, deri kur ky faqeziu, shau PDK-ne, dhe krahun e luftes.
Sorra e zeze, duhej ta gjente nje strehe tjeter per glacitje. Dhe e gjeti VV-ne. Me te lavdru Toma, eshte njesoj sikur mu ngjalle shefi i tije, Millosheviçi, e me u pendu qe ka vra vetem 15-mi shqipetar.
E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993. Ai ka denu, ka poshtru e shkaterru njereze te cilet kane qene kunder kasapit te Ballkanit. I njejti rrugaç, dhunues e drogagji, po mundohet me na diferencu, me na denu, e me na largu nga puna, permes letrave publike.
Shikojeni kete dokument, edhe mbiemrin ja shkruanin serbisht!