0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

KEDS Academy 9 fillon së shpejti – 70 të rinj do të bëhen pjesë e këtij programi

Rekomandime

KEDS Academy po hap dyert për gjeneratën e nëntë me radhë, duke ftuar nxënësit dhe studentët të universiteteve publike dhe shkollave të mesme teknike të Kosovës që të aplikojnë në këtë program.

Programi është i themeluar dhe mbështetur nga KEDS, përderisa ligjërues janë profesorët e Universitetit prestigjioz Boğaziçi nga Turqia, si dhe ekspertët e KEDS, të cilët janë të kyçur në veprimtaritë përkatëse që ligjërohen në program.

- Advertisement -

Për më tepër tash e 9 vjet, KEDS ka marrëveshje bashkëpunimi për programin e KEDS Academy me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Pjesë e programit KEDS Academy mund të bëhet secili student i vitit të fundit të studimeve në drejtimet e përzgjedhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike profesionale.

Pra, është programi i lidershipit për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe programi teknik industrial për nxënësit e shkollave të mesme teknike në Prishtinë. Gjatë një viti sa zgjat programi KEDS Academy, studentët do të ndjekin ligjërata, si dhe do të bëjnë punë praktike nëpër departamente të ndryshme të kompanisë.

- Advertisement -

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të vlerësohen në bazë të performancës së tyre dhe varësisht prej angazhimit, pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit e suksesshëm do të kenë mundësi punësimi në KEDS.

Ky program ka fituar disa çmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore, si në Washington, Paris dhe Londër, ndërsa sot vazhdon të jetë një derë e hapur e mundësive për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës.

- Advertisement -

Deri më tani në KEDS Academy kanë diplomuar më shumë se 400 studentë dhe nxënës dhe një numër i konsiderueshëm i tyre punojnë në KEDS, përderisa të tjerët e kanë gjetur veten në kompani tjera brenda dhe jashtë Kosovës.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të të rinjve kosovarë, përmes projekteve të shumta zhvillimore në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit