-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këngëtarja e famshme midis Greqie: Nuk e kuptoja dot përse të ishe shqiptar ishte aq e papranueshme

Rekomandime

Në emisionin “Ballë Përballë” të gazetarit të njohur grek Nikos Chatzinikolaou është rrëfyer mbrëmjen e të hënës këngëtarja shqiptare Eleni Fureira. Me famë europiane, pas vendit të dytë në festivalin “Eurovision” për Qipron, këngëtarja 33-vjeçare pretendon të sundojë arenën ndërkombëtare të muzikës POP. Për momentin, gjithsesi, Fureira si gjithë planeti, është izoluar në shtëpinë e saj në Glifadha, Athinë, në pritje të fundit të pandemisë.

- Advertisement -

Deri atëherë Diva e performancave ka vendosur të shfrytëzojë kohën e lirë për të thyer heshtjen e ndoshta këtë radhë, për të vendosur gjërat në vendin e duhur. Gjithmonë, sipas aftësive të Fureira, që kufizohen ndjeshëm në ato të një talenti të madh të skenës muzikore, të një pamjeje mahnitëse e joshëse sa s’bëhet e dytë.

Këtë e vërtetoi dhe në emisionin e djeshëm, dedikuar të famshmes Eleni Fureira, me ndërhyrje nga emra të njohur të muzikës e show-bizit grek, bashkëpunëtorë apo miq të saj, të cilët si në konsensus pohuan se “kur të tjerët janë lodhur, Eleni sapo ka filluar, kur të tjerët e mbyllin punën e ditës, Eleni bën thjesht një pushim e vazhdon me më shumë energji”.

Natyrisht që gazetari me eksperiencë do bënte pyetjen “përse e fshihje origjinën shqiptare për vite të tëra”.

- Advertisement -

Fureira deklaroi se “ashtu ndjehesha, nuk mundesha, isha një fëmijë i frikësuar në një shoqëri ku shqiptarët, diversiteti nuk bëhej lehtë i pranueshëm. Nuk e kuptoja dot përse të ishe shqiptar ishte aq e papranueshme” ndërsa pas shumë luhatjesh pranoi se “kisha frikë se po të dilja hapur si shqiptare nuk do më jepeshin të njëjtat shanse”. Në vijim Fureira tha emrin e vërtet “Entela Fureraj” por duke pohuar se rrënjët e mbiemrit të saj janë Fureira, vijoi me përshkrimin me tone dramatike të “Luftës Civile të viteve 2000!!!” mesa kuptuam e kishte fjalën për vitin 1997, si dhe se si familja kaloi një muaj shtrirë në shesh nga frika e plumbave, si nëna e saj qëllonte çdo ditë në ajër për të treguar se kishin armë dhe se si i ati i saj dërgoi urgjentisht një taxi për t’i larguar nga ferri në “vendin magjik”.

Fureira e larguar nga Shqipëria fëmijë 8-9 vjeç vetëm me një qese çamçakiza dhe çokollata-të cilat i refuzoi mami duke i premtuar se në vendin magjik do ketë 1000 herë më të mira- duke kënduar një këngë për fëmijë “muzika, muzika” që do donte shumë të ridëgjonte, se ishte shumë e njohur atëherë, por që nuk e gjen dot më, e kërkoi por është e pamundur, muzika shqiptare cilësore për fëmijë është zhdukur pa lënë gjurmë, as në youtube!

- Advertisement -

Rrëfimi i një njeriu viktimë i sterotipeve dhe racizmit në një epokë kur Greqia është përfshirë në valën e “me too”, me akuza të përditshme kundër dhunës e sjelljes arrogante në fushën e sportit, të artit- me dosjet ligjore të hapen çdo ditë kundër “të fuqishmëve” të sferave të ndryshme- normalisht do duhet të ushqente një tjetër frymë, një valë më të fortë të qindra mijëra emigrantëve edhe nga Shqipëria, por jo vetëm, vërtet të integruar tashmë, por prej vitesh pre të të njëjtit trajtim. Madje, vetë gazetari Chatzinikolaou këmbëngulte si replikë “Eleni, gjërat në Greqi kanë ndryshuar për ty, për shqiptarët e tjerë e njëjta klimë vazhdon të ekzistojë, nga grekët. Ne duhet të bëjmë shumë akoma për t’u bërë shoqëri e hapur ndaj diversitetit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit