Modelja, Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë.
Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën 4 personave dhe disa pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.
Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Para pak muajsh teksa ishte me pushime në Dubai, Kejvina ndau në Instagram foto ku shfaqej shumë e afërt me një mashkull, të cilin ja mbuloi fytyrën.
Tashmë me pamjet nga Turqia nuk ka më dyshime se ky është i dashuri i Kejvinës dhe nuk e dimë nëse ajo do ta vazhdojë ende ta mabjë të fshehtë këtë histori dashurie.