11.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Këngëtarja shqiptare mahnit Rusinë, bën shqiponjën gjatë prezantimit

Rekomandime

Këngëtaret shqiptare vazhdojnë të mahnisin publikun nëpër botë me taletin e tyre dhe performancën në skenë.

Së fundmi një zë i ri ka fituar zemrat e publikut dhe bëhet fjalë për Inis Nezirin.

Ndonëse ende nuk është një emër i njohur tek ne, ajo po vazhdon të shkëlqejë në skenat jashtë Shqipërisë, pas Rumanisë ku para disa muajsh fitoj një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën “New WaWe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.

- Advertisement -

Inis Neziri për dy netë rresht ka marrë pikët maksimale nga juria e cila përbëhet nga artistët më të njohur rusë. Ajo po vlerësohet për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze.

Gjatë prezantimit, Inis ka bërë edhe Shqiponjë para publikut rusë ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit