4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kërkohet që familja e Shaban Jasharit të distancohet nga deklarata e Bekim Jasharit

Rekomandime

Ditë më parë në një debat televiziv kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se në fshatin Kotorr e Rdishevë nuk ka pasur luftë.

- Advertisement -

Jashari këtë e tha teksa i përgjigjej ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Sipas Jasharit, Lushtaku ka qëndruar në Radishevë, larg fronteve të luftës.

Kjo deklaratë e të parit të Skenderajt ka nxitur reagime të shumta, shkruan Insajderi.

Së fundimi ka reaguar edhe familjari i dëshmorit Ali Jashari, Lavdim Jashari, i cili njëherit është edhe kushëri i Bekim Jasharit.

- Advertisement -

Familjari i dëshmorit Ali Jashari, Lavdimi ka kërkuar që familja e Shaban Jasharit të distancohen nga ky politikan (Bekim Jashari), përndryshe sipas tij gjithçka çfarë kanë bërë për këtë shtet është në rrezik.

Ai ka thënë se është përkeqardhje kur e dëgjon Bekim Jasharin duke thënë se në këto zona ska pasur luftë, sipas tij çdo pjesë e Kosovës ka qenë e shkelur e poshtëruar e dhunuar nga Serbia.

- Advertisement -

“Kur i biri i Hamëz Jasharit, e mohon luftën dhe njerëzit e UÇK-së, vetëm për konsum politik, atëherë gjykata speciale nuk është për t’u çuditur”, është shprehur Lavdim Jashari në shkrimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i familjarit të Ali Jasharit, Lavdimit:

Është për keqardhje kur mendon se Aleksander Vuçiç i dëgjon fjalët e Bekim Jasharit, se në atë zonë të Drenicës nuk ka pas luftë. Ne jemi dëshmitarë që okupatori serb, nuk ka lënë as edhe një pëllëmb të Kosovës pa e shkelur, pa e poshtëruar e dhunuar.

Bota nuk është armiku ynë, ne jemi armiq të njëri tjetrit! Solidaritet njerëzor midis familjeve, kjo është gjithë çka kërkova. Nuk e di nëse pushtuesit na paskan mbajtur afër njëri tjetrit dhe u deshëm si vëllezër apo sot egoja për pushtet dhe pasuri ju ka ndryshuar e verbëruar.

Kur i biri i Hamëz Jasharit, e mohon luftën dhe njerëzit e UÇK-së, vetëm për konsum politik, atëherë gjykata speciale nuk është për t’u çuditur. Po ata trima të lagjes Jasharaj, të cilët ranë heroikisht në oborrin e Adem Jasharit, ishin shokë të tij, apo qëlluan rastësisht në betejën e 5,6 dhe 7 Marsit.

Si dhe pse asnjëherë nuk iu kujtua Bekim Jasharit, të përmend shokët e lagjes Jashari, të cilët u vranë së bashku me 20 anëtarët e familjes së tij, apo duhet të përmend vetëm ata të cilët e përkrahin sot POLITIKISHT.

Besoj që familja e Bacit Shaban Jashari, janë të distancuar nga ky politikan përndryshe gjithçka çfarë kanë bërë për këtë shtet është në rrezik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit