Daut Haradinaj i mbjellë flokët.
Mbjellja e flokëve është bërë një trend në jetën publike të Kosovës.
Nga këngëtarë e moderatorë, ky trend ka arritur edhe deri tek politikanët.
Karvanit të mbjelljes së flokëve së fundi i është bashkuar edhe njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Një ndërhyrje të tillë e ka bërë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.
I paraqitur në emisionin Debat Plus, shihet ky ndryshim i deputetit Haradinaj.