2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kështu shkruhej në kronikat bizantine për shqiptarët e 1038-ës

Rekomandime

Kur Perandori Michael (Michaeli IV: 1034- 1041) i cili ndërroi jetë dhe që besohet se e ka patur origjinën nga provinca e Paphlagonias, mori skeptrin e Perandorisë Bizantine, populli i Agarenëve (arabëve) në Siçili ne Perëndim, u mund prej forcave detare dhe tokësore të Bizantinëve.

- Advertisement -

Michael Attaleiates ishte një avokat dhe historian bizantin, i cili u ngjit në pozicione të lartë në kohën e perandorëve Romanus IV (1067-1071) dhe Michael VII (1071-1078).

Libri i tij “Historia”, që mbulon vitet 1034-1079, është një rrëfim i gjerë mbi ngjarjet politike dhe ushtarake në Perandorinë Bizantine. Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe, që bizantinët kanë shkruajtur për herë të parë për shqiptarët si popull.

Kur Perandori Michael (Michaeli IV: 1034- 1041) i cili ndërroi jetë dhe që besohet se e ka patur origjinën nga provinca e Paphlagonias, mori skeptrin e Perandorisë Bizantine, populli i Agarenëve (arabëve) në Siçili ne Perëndim, u mund prej forcave detare dhe tokësore të Bizantinëve.

- Advertisement -

Dhe nëse i mirënjohuri George Maniakes, të cilit i ishte besuar komanda e përgjithshme, nuk do të ishte eleminuar nën akuzën shpifarake se ishte i etur për pushtet, dhe nëse komanda ushtarake e luftës nuk do t’u ishte transferuar të tjerëve, ai ishull i madh dhe i famshëm, i bekuar me qytete të mëdhenj të clëve nuk u mungonin mallrat e çmuara, do të ishte ende nën kontrollin e Bizantit.

Megjithatë, tani, xhelozia ka shkatërruar jo vetëm njeriun dhe përpjekjet e tij, por edhe arritjen e madhe (rimarrjen e Siçilisë në vitet 1038-1040).

- Advertisement -

Sepse kur komandantë të njëpasnjëshëm morën vendime ushtarake dhe bënë plane të turpshme, Bizantit i humbi jo vetëm ishulli, por edhe pjesa më e madhe e ushtrisë.

Fatkeqësisht, popujt që dikur kishin qenë aleatët tanë dhe që kishin të njëjtat të drejta si rajoni dhe të njëjtën fe, si për shembull shqiptarët dhe latinët, që jetojnë në rajonet italiane të Perandorisë sonë përtej Romës Perëndimore, krejt papritur u bënë armiq, kur Michael Dokenianos, bëri një veprim të marrë duke drejtuar komandat e tij kundër udhëheqësve të tyre…

Konstantin IX Monomakos (Konstantini IX: 1042-1055) ishte më dashamirës në fronin perandorak se sa paraardhësi i tij.

Ai u ofroi ndere perandorake dhe dhurata, pothuajse kujtdo që kishte ambicie, dhe i kënaqi popullin e tij.

Papritur, re stuhie u mblodhën në Perëndim, dhe e kërcënuan atë me asgjë më pak, se sa shkatërrimi dhe rrëzimi nga froni.

I sipërpërmenduri George, i etur për gjak, nisi një kryengritje në pjesën italiane të perandorisë, ku ndodheshin ushtarë Bizantinë dhe Shqiptarë, të cilët u ofenduan se perandori kishte shfaqur mungesë respekti, si dhe duke iu trembur perandorit, për shkak të veprimeve të mëhershme armiqësore.

Ai shkaktoi një trazirë të madhe në pjesën tjetër të ushtrisë, që i kundërvihej atij, dhe mori kontrollin.

Pasi kishte ngritur kampin, pas një marshimi dyditor nga Selaniku, ai sulmoi kamppin perandorak në mbrëmje…

Kur kjo kishte ndodhur dhe uzurpatorët ishin qetësuar dalëngadalë, një tjetër fatkeqësi nisi të marrë udhë, dhe të përhapet si bari i keq që shkatërron të korrat. Rreziku erdhi nga qyteti i Epidamnusit (Durrës).

Duka Basiliakes i Protoprohedros, i cili ishte dërguar atje nga vetë perandori, që ia kish dalë të shmangte Brienin dhe të tërhiqej nga Adrianopoja, mori Durrësin dhe mblodhi atje një ushtri, nga të gjithë rajonet përreth.

Duke kërkuar mbështetje përmes dhuratave të rëndësishme, ai ia doli që të bënte që frankët të hynin në territorin e tij përmes Italisë dhe u përpoq që t’i shfrytëzojë ata për veten e tij.

Me mjete të ndryshme, ai mblodhi para nga kushdo që ndodhej nën urdhërat dhe komandën e tij, krijoi një listë dhe përdori si pretekst për grumbullimin e armëve, faktin që kishte për qëllim të sulmonte Brienin, si tradhëtar.

Pasi ishte siguruar që kishte grumbulluar një ushtri të madhe dhe forca të përshtatshme për veprim, të përbëra nga bizantinë, bullgarë dhe shqiptarë, si dhe vetë ushtarët e tij, ai mori me shpejtësi rrugën për në Selanik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit