20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Këto janë armët e reja me të cilat do të pajiset ushtria e Kosovës

Rekomandime

Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta. Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë.

- Advertisement -

Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.

Një gjë të tillë e kishte pohuat komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

Gjenerali Rama, kishte të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.

- Advertisement -

E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.

Rama, kishte thënë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.

- Advertisement -

Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK’ja ka tre pilot të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në  Shqipëri.

Vitin e kaluar FSK’ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit