Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se përpjekjet për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen do të vazhdojnë edhe nesër, shkruan Reporteri.
Ai është parë të dalë nga hyrja zyrtare e Kuvendit të Kosovës dhe i pyetur nga gazetari i Reporterit ai tha se ‘e ka thënë Besiani në mënyrën më të drejtë”.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha pas takimit se ‘ka lëvizje drejt marrëveshjes dhe se do të ketë një takim të radhës edhe nesër”.
- Advertisement -
Edhe Isa Mustafa e Vjosa Osmani janë pyetur nga mediat se ‘cka nenkupton me levizje’ por të dytë kanë heshtur. Takimi edhe sot zgjati 3 orë.