-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Kiameti afër”, Imami Bekim Jashari i del në mbrojtje Shefqet Krasniqit

Rekomandime

Vdekja është një nga termët më të padashura për njerëzimin, pasi, me vdekje nënkuptohet shkëputje nga kjo jetë, e siç e thonë shumë fe, vazhdimin për në botën tjetër.

Por, një vdekje me anë të një katastrofe të madhe, siç është përfundimi i botës, është akoma më drithëruese vetëm si mendim. Se do kemi përfundim të shpejtë të botës, e ka thënë hoxha Shefqet Krasniqi.

- Advertisement -

Sa i përket përfundimit të botës, apo, siç njihet në publik ‘kijameti’, për Syri.net Kosova ka folur imami Bekim Jashari. Ai tha se ‘kijameti’ dhe çështje tjera fetare siç janë bota e përtejshme, shpërblimi e ndëshkimi për veprat e njeriut dhe koha e jetesës janë sekrete të Zotit dhe të tilla do mbesin çdoherë, sekrete këto që sipas imamit, Zoti nuk ia tregoi as të dërguarit të tij, Profetit Muhammed.

“Sa i përket çështjes së kiametit, koha, ora kur do të ndodh është çështje që në terminologjinë islame quhet “gajb” e që nënkupton se është ekskluzivitet i Zotit, pra, vetëm Ai e di. Zoti në Kur’An i thotë të dërguarit të Tij, Profetit Muhammed, “të pyesin kur do të ndodh kiameti, thuaju është çështje nën dijen e Zotit, pra, në këtë ajet dhe në disa citate tjera të Kur’Anit Fisnik, tregohet qartë se i Madhi Zot nuk i ka dhënë njohuri e dijeni të dërguarit të Tij për çështjet e ‘gajbit’, të sekreteve të Zotit. Sekretet e Zotit janë koha se sa kemi me jetu, shpirti, kiameti, bota tjetër, si duket, si është dhe si do jenë shpërblimi dhe ndëshkimi” tha imami.

Ndër tjera, hoxha komentoi edhe deklaratën e Krasniqit, për të cilin tha se nuk beson se ka pasur qëllim që të nxisë panik të qytetarët.

- Advertisement -

“Në lidhje me deklaratën e hoxhës që e përmendet, unë kam lexuar në medie dhe nuk e kam dëgjuar, prandaj, nuk mundem ta komentoj, por, nuk besoj, edhe nëse e ka thënë, nuk besoj që qëllimi është për të futur frikë dhe panik të qytetarët, pasi, fundja, çdo gjë në gjithësi është në dorën e Zotit” përfundoi Jashari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit