1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kirurgu i QKUK-së pretendon se shëron diabetin, qytetarët e bëjnë “horë” në komente

Rekomandime

Kirurgu abdominal Dr. Arbër Morina po pretendon se sëmundja e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike.

Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) ose sëmundaj e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.

- Advertisement -

Ai iu ka bërë thirrje pacientëve që të jetojnë jetën sepse ajo është vetëm një.

Mirëpo ndaj këtij postimi të tij ka pasur reagime të panumërta, si nga kolegë të tij mjekë e po ashtu edhe nga qytetarë dhe pacientë që vuajnë nga diabeti, duke e cilësuar këtë si të pamundur.

Disa madje kanë thënë se doktori në fjalë po e bën këtë për përfitime personale.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit