“Miku i mirë në ditë të keqe”. Këtë duhet të kenë menduar edhe shtetarët e lartë të Turqisë kur i kanë afruar Shqipërisë ndihma ka kursin në ditët më të vshtira të saj. “500 vjet vëllazërim…”
Me sa duket Turqia kërkonte të shlyente në një farë mënyrë edhe furnizimin me disa qindra mijë jeniçerë që kishte bërë ndër vite perandoria e madhe aziatike në tokën e Arbrit. Disa qindra shqiptarë të tjerë kishin mbajtur çelësat e pushtetit të otomanëve. Dhe për djall a dreq Shqipëria kishte qenë dhe e fundit nga kombet që ishte ndarë prej Porta e Lartë, pikërisht atëherë kur atë nuk e mbanin më këllqet. Në fund të fundit, të gjitha këto bënë që urat e bashkëpunimit mes dy vendeve të njihnin zhvillim vit pas viti, nga koha e karrocave kur u shpall Pavarësia deri në periudhën e kibernetikës…
Kur në vitin 1997 (gjatë krizës në Shqipëri) Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa us htarake në jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritetet greke në Shqipëri, qeveria turke u bëri të ditur grekëve se një s ulm mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një s ulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë publikisht se nuk mund të dërgonte t rupa greke në Shqipëri, sepse do të s ulmohej nga aleati i saj historik, Turqia. Në krizën e Shqipërisë 1996-97, në kuadër të operacionit “ALBA” Turqia dislokoi në Shqipëri 900 t rupa për mbrojtjen e Shtetit shqiptar nga tendencat e Greqisë. Turqia akuzonte grekët për revoltat në Shqipëri.Ajo që vlen të theksohet, është që përveç Turqisë, asnjë vend i NATO-s apo BE-së nuk reagoj kaq prerë në mbrojtjen të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.
Në një intervistë, kolonel Hajro Limaj, ish-atasheu us htarak shqiptar në Ankara, deklaronte: “Të gjitha të dhënat informative vërtetonin se rr eziku u shtarak i Greqisë ishte imediat. Shqipëria nuk kishte më f orcë politike dhe u shtarake t’i kundërvihej qëndrimit ag resiv të Greqisë. Shtetet e tjera heshtnin. Turqia përpara këtij rr eziku, me 17 mars 1997 nëpërmjet Kryeministres së saj Kryeministrja e Turqisë që garantoi kufijtë e Shqipërisë kur hynë grekët në vitin 1997