-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kjo mund të jetë një simptomë e fshehur e koronavirusit

Rekomandime

Një pjesë e mirë e të prekurëve nga Covid-19 mund ta kalojnë atë pa simptoma, por të dhënat e mbledhura nga vendet e prekura masivisht, tregojnë se ka disa simptoma të fshehura prej të cilave mund të kuptosh diçka

- Advertisement -

Rinologët në Britani, shkruan Business Insider, janë shprehur se një humbje e menjëhershme e nuhatjes mund të jetë një “simptomë e fshehur” e koronavirusit, edhe nëse kjo nuk shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.

Në Korenë e Jugut, në Kinë dhe në Itali një e treta e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, kanë raportuar vështirësi në nuhatje apo shije.

Në Korenë e Jugut, ku testimet janë bërë në masë, 30% e pacientëve që rezultuan pozitivë kanë patur problemin kryesor humbjen e nuhatjes/shijimit.

- Advertisement -

Ekspertët janë shprehur se shumë pacientë nëpër botë që janë të infektuar me koronavirus kanë shfaqur vetëm këtë lloj simptome dhe jo ato tipiket si temperatura e lartë, kolla apo vështirësia në frymëmarrje.

Rastet me tilla “simptoma të fshehura” janë rritur ndjeshëm edhe në SHBA-ës, Italinë Veriore dhe Francë.

- Advertisement -

Mungesa e simptomave tipike në të tilla raste, bën që njerëzit të mos testohen apo të izolohen duke kontribuar kështu në përhapjen e virusit.

Pacientët e rinj janë ata që kanë shfaqur më shumë deri tani humbje të menjëhershme të nuhatjes apo probleme me shijimin, pa patur asnjë simptomë tjetër, gjë që provon sërish se ky virus është i përqëndruar në hundë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit