2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Koha e mandarinave, konsumoni sa më shumë do mahniteni nga vetitë e shumta ushqyese!

Rekomandime

Sikurse të gjithë anëtarët e familjes së frutave citrike, mandarinat janë një burim i pasur me vitamina dhe minerale dhe kanë përmbajtje tepër të vogël të yndyrës.

- Advertisement -

Vetëm 1 kupë më mandarina ofron 28 % të normave të rekomanduara ditore për vitaminë C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili neutralizon radikalet e lira duke përfshirë edhe ato të cilat vijnë si rezultat i rrezeve të diellit. Vitamina C poashtu rekomandohet për persona të prekur nga të gjitha llojet e gripit.

Mandarinat po ashtu përmbajnë Beta-carotene i cili funksionon si antioksidant por i cili edhe mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe poashtu ndihmon sistemin imunitar.

Mandarinat poashtu kanë efekte pozitive në shëndetin e eshtrave. Eshtra e vjetër dhe e dëmtuar zëvendësohet gjithmonë me masë të re ashtrore dhe ky cikël zgjatë gjatë tërë jetës. Prandaj, është shumë e rëndësishme të merret sasia e nevojshme e mineraleve përmes ushqimit në mënyrë që të parandalohet osteoporoza. Magneziumi është një tjetër mineral i rëndësishëm i cili ka rol kryesor në mirëmbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. Një kupë me mandarina ofron 3 % të vlerave të nevojshme ditore për të gjitha llojet e mineraleve të cilat nevojiten për mirëmbajtjen e eshtrave të shëndoshë.

- Advertisement -

Mandarinat poashtu përmbajnë sasi të mjaftusheme të fibrave të cilat janë shumë të rëndësishme kundër kapsllëkut, problemeve gastrointestinale, si dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e nivelit të duhur të sheqerit në gjak dhe përpunimit të ushqimit. Vlerat ushqyese me fibra të një kupe me mandarina janë rreth 5% të vlerave të rekomanduara ditore për meshkuj dhe rreth 7% për femra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit