-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koha për t’i hapur letratKoha për t’i hapur letrat

Rekomandime

Koalicioni LDK-VV, nuk ka alternativë

- Advertisement -

Rrugëtimit të LDK-së i shkon për shtat anekdota, për kafshimet e ujkut, në prapanicën e gomarit dhe ngushëllimin e këtij të fundit: “Inshallah jam në ëndërr!” Kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin prapësira individuale e klanore, gjithnjë në dëm të LDK-së. Dhe, megjithatë, kalohen në heshtje, si normale, të zakonshme, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Vlerësimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, për zgjedhjet e 6 tetorit, është sa paushall, ireal, aq edhe inatçor e skandaloz! Sipas Veliut Vjosa humbi zgjedhjet dhe ajo duhet të japë llogari për humbjen. Shkrimin “Klani dhe SHIK-u zbehin fushatën e LDK-së”, botuar më 5 shtator, e nismova:

– Ekziston opinioni se LDK-së nuk i bëhet vonë as humbja. Këtë mendim e përforcon edhe çarshia. Sepse klani ngushëllohet me dështimin e Vjosës!-

- Advertisement -

Me keqardhje, parashikimi im i atëhershëm, po rezulton të jetë i saktë, edhe sot, mjerisht!


Vërtet, ka ardhur koha, për t`i hapur letrat, për ta vënë pikën mbi -i- Dhe, nëse i hapim letrat, dëshmohet, madje, bindshëm, se humbjen e 6 tetorit e shkaktoi klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, tashmë, i prirë nga nënkryetari Agim Veliu. Pritjet e reformës, ndryshimit, i amortizoi klani, me “avazin” aklamativ dhe Konsensuesin paradoksal, në “Kuvendin” e 9-të Zgjedhor të LDK-së, që përbën anakronizëm e regres për LDK-në 30 vjeçare.

- Advertisement -

Mashtrueshëm u proklamua se Kuvendi do të përshkohet nga fryma rugoviane, duke rikthyer praktikën e votës së fshehtë demokratike, për të gjitha strukturat e LDK-së. Përkundrazi, u vazhdua me shkeljet flagrante, si: mungesën e debatit, konkurrencën hiçe, votimin deklamativ, duke e devalvuar Kuvendin në maskaradë “zgjedhore”, i barasvlershëm me nulitetin, zerrësinë, hiçmbajtjen.

Klani, brenda Kryesisë Qendrore, avancoi zvetnimin, deri në sabotim të fitores së pritshme, kur nënkryetarët Veliu dhe Haziri, injoruan me mos pjesëmarrje, në mbledhjen, kur do të zgjidhej Kryesia e ngushtë, përkatësisht, nënkryetarët, sekretari si dhe kandidati për kryeministër-e të Kosovës. Por, nuk arritën ta pengonin kandidaturën e Vjosë Osmanit, ngaqë kryetari Isa Mustafa kërcënoi se nëse pengon Kryesia, zgjedhjen do ta bëjë Këshilli i Përgjithshëm.

Rikthimi i debatit në LDK, hiçson shantazhin dhe ndarjen

Megjithatë, shantazhimi ngulmues i binomit Agimi-Luta, për të qenë, përkatësisht, nënkryetarë të parë dhe të dytë, u realizua, imponueshëm e dhunshëm, nën slloganin “e ruajtjes të unitetit në partisë!” Dhe, kjo vulosi bindjen në opinion se klani, veç pengesave në përzgjedhjen e kuadrit qeverisës, në rast fitoreje, mund ta kthejnë bigën nga koalicioni me bandën-PDK-e. Këtë e përforcojnë edhe dyshimet, në shtim e sipër, të tyre, për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Një tregues domethënës janë edhe të 7.000 votat të munguara për Vjosë Osmanin, në Prishtinë. Do të ishte e pazakontë sikur të ishin edhe 70 vota diferencë, në mes të subjektit LDK-e e Vjosës dhe lëre më shifra shumëfolëse 7 mijë! Klani, brenda LDK-së, ka funksionuar, zellshëm e ngulmueshëm, për denigrimin dhe zvetnimin, deri në devalvim të kandidaturës Vjosë! Dhe, ky fakt flet bollshëm edhe për atë – pse jo LDK-e e parë?!

Rrjedhimisht, koha për t`i hapur letrat, nuk duhet humbur. Kjo nënkupton hapjen e debatit në Nëndegët, Degët e LDK-së e deri ke mbledhjet, konventat e Këshillit të Përgjithshëm, pa anashkaluar as mbledhjet e kryesive të Nëndegëve, Degëve dhe të Kryesisë Qendrore të LDK-së.

Futja në votën e fshehtë demokratike, për të gjitha vendimet dhe zgjedhjet, të çfardo niveli qofshin ato, brenda strukturave të partisë, do të ishte zbatim praktit i rugovizmit në LDK-e. Demokracia nuk bëhet me pallavra, ajo realizohet me veprim praktik dhe përgjegjësi të lartë politike e morale.

Koalicioni LDK-VV, nuk ka alternativë

Është normale që kandidaturat, madje, për të gjitha nivelet drejtuese të qeverisë, të diskutohen brenda strukturave të LDK-së. Por, assesi jo vetëm brenda Kryesisë Qendrore, sepse Kryesia aktuale nuk ka legjitimitet, ngaqë është zgjedhje aklamative, subjektive, imponuese.

Dhe, si e tillë, nuk do të jetë funksionale. Veç kësaj, me fanatizëm, është ruajtur monopoli mbi atë, pra, Kryesinë dhe, qëllimshëm, dominohet nga klani! Kjo është shumë domethënëse, e rrezikshme, për unitetin e LDK-së. Dhe, skajshëm, turpëruese për klanorët.

Përkujtesë, Kryesisë aktuale, Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së: Ishte po ky klan, tani, me disa mungesa dhe ndoca shtesa, që ndau LDK-në, dikur. Edhe sot, LDK-në mund ta rrezikojë vetëm klani i stazhionuar, brenda Kryesisë Qendrore të saj.

Këshilli i Përgjithshëm, që pa hamendje, është një përzgjedhje e pranueshme, në shtrirje gjeografike përfillëse dhe mbulesë partiake proporcionale, duhet të jetë fort i angazhuar, për qeverisje profesionale, larg diletantizmit, mediokritetit, militantizmit e banditizmit kriminal PAN-istë.

Ky Këshill duhet të insistojë ta këtë një ekip përfaqësues në mbledhjet partiake, për të mos e lënë të vetmuar Vjosë Osmanin, në përballjet me klanin, i cili, me keqardhje, po shpërshfaq destruktivitet, madje, edhe mujshi e agresivitet, në kundërshti të hapur, me orientimin dhe përcaktimin rugovist të anëtarësisë.

Kryesia Qendrore duhet ta pranojë realitetin e krijuar në LDK

Dhe, krejt në fund, edhe një përgjigje direkte, për nënkryetarin e imponuar të LDK-së, Agim Veliun, me shokë:

Zotëri Agimi thotë se LDK-ja nuk ka fituar, LDK-ja ka humbur; se LDK-ja nuk ka vota të shtuara, përkundrazi, të munguara, pra, Vjosa, me ekipin e saj, janë humbës të zgjedhjeve të 6 tetorit!?

Në shkrimin titulluar – Pse jo LDK e parë?, – më 10 tetor, kam analizuar shkaqet pse LDK-ja u rendit e dyta në fitore, andaj, dua të shmang tautologjinë, përsëritjen shpjeguese e arsyetuese. Por, po shtoj se po të mos ishte grupi i deputetëve rinorë, në zgjedhjet paraprake, si dhe Vjosë Osmani, me ekipin fushatorë rinorë, sot, LDK-ja nuk do të ishte fituese e dytë, me një diferencë simbolike nga fituesja e parë.

Saktësisht, në mungesë të Vjosës dhe ekipit të saj masiv e shumë simpatik, që nuk marrë guximin t`i citoj me emër, nga frika e harresës të ndonjërit syrësh, sot, LDK-ja do të përpëlitej në garim me AAK-në-bandë, për vend të 3-të apo të 4-të.

Përgjegjësia, gjithsesi, bie mbi klanin tuaj, që ka asfikksuar, ngulfatur, ndër vite të tëra LDK-në. Bëhu burrë e pranoje këtë të vërtetë sipërore, nënkryetar Agim Veliu. Sepse, je djalë i një babe të mirë, të zëshëm në Llap, Gollak e më gjerë në Kosovë.

Ju ka hije ta pranoni realitetin e krijuar, ta ndihmoni LDK-në dhe Kosovën, duke bashkëpunuar, miqësisht e prindërisht, edhe me brezin e ri rugovistë, si garanci e një LDK-je kryezonjë dhe të një Kosove, sot, keqas të përtokur, nga bandat PAN-iste, për ta bërë të lirë e demokratike, nesër. Liria pa demokraci, është një përrallë dimri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit