-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe i kam raportuar Kadri Veselit, kemi bërë punë të mira

Rekomandime

I dënuari në rastin e Kumanovës, Muhamet (Andi) Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, ka njoftuar se do ta publikojë një libër, që mund të shpërndahet për publikun nga e hëna e ardhshme.

Në këtë autobiografi, ai në një prononcim për RTV Dukagjini, tha se do të shkruhet rrugëtimi i tij drejt lirisë së Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë, Krasniqi i cili është po ashtu edhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se në këtë libër, do të përfshihen edhe momentet kur ka qenë gjatë Iuftës si dhe puna e tij prej vitit 2001-2008 në Shërbimin Informativ të Kosovës, i njohur si SHIK.

Ai tregoi se eprori i tij ka qenë Kadri Veseli, duke shtuar se SHIK-u ka bërë punë të mira për Kosovën.

“Arsyeja është pasi jemi në katër mure, e kam shkruar këtë autobiografi, disa përjetime të kaluarën. Ky është vëllimi i parë, që përfshihen disa ngjarje interesante, sidomos nga koha e Iuftës. Arsyeja që kam hulumtu është se e kam parë që ia ka vlejtur për të bërë Iuftë për liri, që sot e gëzojmë”.

- Advertisement -

“Përfshirja në këtë libër janë disa momente që kanë të bëjnë me kohën ose pas Iuftës në kohën kur isha që punojsha për SHIK-un. Disa ngjarje, edhe po ashtu bëhet fjalë për pas 2008 dhe shpërbërjen e SHIK-ut, kur jam kyçur në botën e biznesit”, deklaroi ai.

Krasniqi theksoi se në SHIK ka punuar prej vitit 2001, pas Iuftës në Maqedoni, deri në vitin 2008, kur edhe është shpërbërë ky shërbim informativ.

- Advertisement -

“Kam punuar nga 2001, pas përfundimit të Iuftës në Maqedoni deri në 2008, kur është shpërbërë. Unë jam ndjerë mirë, kur kam mundur me i shërby vendit, për mirë kuptohet. Edhe në takimin e parë kur jam takuar me Kadri Veselin, kur më ka pyetur se a je i gatshëm për këtë detyrë, unë i kam thënë se kur është në pyetje atdheu dhe çështja kombëtare, unë gjithmonë jam aty, i gatshëm”.

“Po ka bërë punë të mira (SHK). S’kam mundur të gjej ndonjë të metë. Megjithëse, sadopak e dinë njerëzit se si funksionon shërbimi inteligjent. Njëri për tjetrin nuk e dinë kurrgjë, mundet edhe dikush i afërt me qenë pjesë e asaj strukture po unë nuk e kam ditur. Jam krenar për atë çfarë kam bërë”.

“Gjithçka është e shkruar në libër. Janë disa gjëra që mbeten tepër sekrete por që s’janë të shkruar në libër. Unë kam bashkëpunuar me Fadil Demakun. Eprori im i drejtpërdrejtë ka qenë Kadri Veseli, eprorë tjetër s’kam pasur”, shtoi ai.

Sa i përket punës së Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, Krasniqi, deklaroi se ky dikaster bashkë me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur një marrëveshje që individët që gjenden në burg për Rastin Kumanove, mund të ritatdhesohen në Kosovë.

“Kërkesa kemi bërë. Avokatët janë konsultuar me MD atje. Një marrëveshje mes dy ministrave të drejtësisë e kanë arritur një marrëveshje që kemi të drejtë individuale për mu riatdhesu atje dhe për me vuajt dënimin. Janë bërë 3 muaj që i kemi nënshkruar kërkesat për riatdhesim. Po presim kur do të ndodhë kjo. Për mua personalisht, përderisa nuk na kthejnë në Kosovë, nuk kam fjalë. Kur të na kthejnë, them se me të vërtetë se kanë punu”, përfundoi ai.

Krasniqi që njihet ndryshe me emrin “Komandant Malisheva” është një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Por kush janë “Grupi i Kumanovës”?

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015 në datat 9 dhe 10 maj në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në Kumanovë më konkretisht në “Kodrën e Trimave” kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Të shtënat kishin nisur në orët e hershme të mëngjesi të 9 majit 2015, derisa lagja “Kodra e Trimave” ishte shndërruar në një zonë Iuftimesh të ashpra me banorët që ishin tronditur pa e ditur se çfarë po ndodhte dhe kush me kënd po Iuftonte. Pas përfundimit të Iuftimeve, lagjja ngjasonte me një gërmadhë.

Luftimet kishin zgjatur dy ditë, duke mbetur të vrarë 8 policë të Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, derisa pjesa tjetër e grupit ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar.

Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi ishin nga Kosova e që gjatë kohës së Iuftës në Kosovës disa kishin qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç kishin deklaruar nga ky grup, vendosja e tyre në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Derisa kjo ndërhyrje dhe bastisje e shtetit të maqedonas në lagjen “Kodra e Trimave” kishte ardhur në një kohë tensionesh politike Maqedoni, ku liderët e opozitës kishin organizuar protesta të mëdha e ku bënin thirrje që t’i jepej fund pushtetit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Të vd.ekur nga Iuftimet në Kumanovë kishin mbetur Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Rexhaj, Samid Rashiti, Fatlum Vishella dhe Arben Rexhaj nga Kosova dhe Nysret Kolshi nga Shkupi.

Për Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizajn ka dyshime se mund të jenë vrarë pasi ishin arrestuar nga policia maqedonase në përfundim të aksionit të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Trupat e disa tyre janë varrosur në fund të majit 2015 në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, derisa trupi i Begë Rizajt është varrosur në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit

Ndaj personave të cilët ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar nga shteti maqedonas, Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 746 vjet burg, duke i akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg, shkruan REL.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale kishte liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

I gjithë gjykimi në nëntorin e vitit 2017 ishte zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, derisa pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” ishin larguar nga salla e gjyqit pas thirrjeve “UÇK, UÇK, UÇK”./Paparaci.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit