2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kompania që prodhon ‘Vipa Chips’ e që ndoti lumin Sitnica, për dy vjet përfitoi 400 mijë euro nga shteti

Rekomandime

Në njerën anë ka marrë para nga shteti, e në anën tjetër ka dëmtuar bukuritë natyrore. Kjo ka qenë sjellja e kompanisë ‘Pestova’ nga Vushtrria, që prodhon ‘Vipa Chips’.

- Advertisement -

Reporteri.net ka publikuar sot video se si makineritë e kësaj kompanie kanë hedhur mbeturinat në lumin Sitnica në Vushtrri. Sipas shoqatës së peshkatareve, kjo kompani i hedh mbeturinat në këtë lumë çdo 2 apo 3 ditë. Kompania ‘Pestova’ pranoi se kjo ka ndodhur, por thanë se është kryer si veprim nga punëtorët, pa dijen e tyre.

Kjo kompani, që megjithatë është edhe një storie suksesi në prodhim, përderisa ka mbushur me mbeturina lumin Sitnica, ka përfituar edhe qindra mijëra euro grante nga Qeveria e Kosovës.

Në vitin që shkoi, kompania ‘Pestova’ ka përfituar grant prej hic më pak se 200 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

- Advertisement -

Kjo dëshmohet qartë në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, në të cilën janë publikuar përfituesit.

Për të parë listen në detaje, kliko KËTU.

- Advertisement -

Nuk ka mjaftuar me kaq. E njejta kompani ka fituar grant nga Minisitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe në vitin 2015.

Vlera e tij është 199,619.50 euro.

Edhe kjo verifikohet lehtë në faqën e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, në të cilën janë publikuar përfituesit.

Për të parë listen në detaje, kliko KËTU.

Pra vetëm në dy vjet, nga buxheti i shtetit, nga paratë e taksapaguesve kjo kompani ka marrë 400 mijë euro në formë mbeshtetje për bizneset.

Dhe me gjithë këto mjete të marra, kompania nuk është përpjekur të hedhë aty ku duhet mbeturinat.

Reporteri.net nuk ka mundur të verifikojë nëse këto 400 mijë euro janë grantet e vetme që kjo kompani ka marrë nga shteti, pasi që dihet se grante nga MPBZHR-ja ndahen cdo vit.
Për gjestin që u kap duke e bërë, Komuna e Vushtrrisë e dënoi sot këtë kompani, pas shkrimeve të Reporteri.net, më 500 euro gjobë. Kjo kompani në fakt, është vizituar thuajse nga të gjithë liderët e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit