19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Konfirmohet: Imazhet satelitore të amerikanëve zbulojnë trupat e kosovarë në Serbi

Rekomandime

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në një konferencë për medie janë deklaruar për zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë.

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë detaje për gjetjet e të pagjeturëve.

- Advertisement -

“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak. Në atë lokacion po punohet qe 5 vite. Janë tri grupacione, ujërat, minierat dhe vendet … Meqenëse bëhet fjalë për një miniera që janë hedhur gurë, atëherë logjikisht është ndërruar relievi.

Duke ju falënderuar imazheve satelitore amerikane, është gjetur edhe koordinata me gjetjen e varrezës.

Është punuar nga 16 nëntori, për 10 ditë çështja logjistike nga pala serbe.

- Advertisement -

Ekipet tona nga Kosova kanë qenë vazhdimisht në lokacion.

Dje për shkak të motit e kemi ndal punën. Deri më tani janë tërhequr pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjejtjes”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Sipas Gërxhaliut, pas marrjes së mostrave për ADN, do të jenë edhe rezultatet e identifikimit.

“4 apo 5 persona janë tërhequr nga ai lokacion”, është shprehur ai.

Ndryshe, Komisioni konfirmoi se brenda këtij viti të bëjnë gërmime edhe në Rahovec, nëse kushtet e motit do të lejojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit