1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konfirmon policia e Kosovës: Vetëvendosje ka kërkuar leje për protestën e nesërme

Rekomandime

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar leje për protestën e nesërme që do të mbahet në orën 17:00.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Insajderi, zyra për informim e policisë ka thënë se, “legjislacioni e përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë”.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë. Me respekt, Zyra për Informim e PK-së”, thuhet në përgjgijen e policisë.

- Advertisement -

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka lajmëruar se do ta organizojë një protestë, të enjten në sheshet e Prishtinës.

Në shkresën drejtuar Policisë, Koordinatori për Organizimin e Aktiviteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Egzon Balaj ka bërë të ditur se në këtë protestë është paraparë të marrin pjesë 3 mijë e 500 persona.

- Advertisement -

Sipas lajmërimit të LVV-së në Policinë e Kosovës, protesta do të mbahet për dy orë – nga 17:00 deri më 19:00 – të enjten. Përgatitjet teknike të protestës do të fillojnë në orën 16:00.

Dokumenti sugjeron se për këtë perfomancë do të jenë të angazhuar 200 aktivistë.

Lajmërimi i protestës nga Lëvizja Vetëvendosje vjen në periudhën kur pritet të publikohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e presidentit Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit