2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konkursi në KEK: Mori 100 pikë në test, nuk u pranua në punë

Rekomandime

Nga Korporata Energjetike e Kosovës përmes një deklarate për media kanë thënë që do të shqyrtojnë të gjitha ankesat.

Në mesin e 4 mijë e 668 personave, edhe Armend Graiqevci ia kishte mësyrë Korporatës Energjetike të Kosovës.

- Advertisement -

Ishte hera e pestë që ky po synonte punësimin këtu.

Kësaj radhe Graiqevci kishte aplikuar për t’u punësuar në pozitën ‘manipulues i shiritave transportues’.

Por, rezultatet që dolën, thonë se nuk përputhen me performancën e tij gjatë fazës testuese.

- Advertisement -

Madje Graiqevci shprehet i gatshëm që, siç thotë, të vërtetojë edhe njëherë tjetër se është i denjë për këtë pozitë.

Ndërsa Besnik Mexhuanin e ndan vetëm një rrugë nga Termocentrali Kosova A.

- Advertisement -

Por, rrugëtimi drejt punësimit në këtë ndërrmarrje energjike, duket të jetë shumë më i gjatë, krahas që shprehet se është i përgatitur profesionalisht.

Madje Mexhuani në testin me shkrim, kishte marrë 100 pikë.

Mexhuani shprehet se do të shfrytëzojë çdo hapësirë për ankesë, derisa të vihet drejtësia.

Ankesa të shumta të kësaj natyre, janë drejtuar edhe në sindikatën e KEK-ut.

Muharrem Gashi, i cili punon për 40 vite në këtë ndërmarrje, thotë që në vazhdimësi ka punësime pa meritë.

Por, kush u punësua në këtë konkurs?

U raportua se në mesin e kandidatëve të pranuar, ishte edhe djali i Tahir Musliut.

Ky i fundit për T7 ka thënë se djali i tij u punësua pse e meritoi.

Një ditë më parë, u raportua se Idriz Bërbatovci paraprakisht kishte punësuar gruan e djalin në KEK.

E në këtë konkurs, u tha se u punësua edhe djali tjetër i tij.

Për krejt këto akuza, Bërbatovci ka vetëm një përgjigjie.

Komuna e Obiliqit është zonë me status të veçantë mjedisor në Kosovë.

Kësisoj, Qeveria e Kosovës sipas ligjit, duhet të krijojë lehtësira të vazhdueshme për banorët e Zonës së Veçantë.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës gjatë së martës kanë dalur me një reagim, duke thënë se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit./Express

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit