8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koreja Veriore e ndalon të qeshurit për 10 ditë, ja arsyeja

Rekomandime

Qytetarëve të Koresë Veriore u është ndaluar që të qeshin për 10 ditë për ta shënuar 10-vjetorin e vdekjes së ish-liderit super, Kim Jong Il.

Ndalimi i të qeshurave është në mesin e disa kufizimeve që u janë vendosur qytetarëve me rastin e këtij përvjetori. Banorëve të Koresë Veriore u është ndaluar edhe pirja e alkoolit, blerja e gjërave ushqimore ose përfshirja në aktivitete të kohës së lirë, i tha Radios Azia e Lirë një banor i qytetit kufitar, Sinuiju.

- Advertisement -

Ai tha se çfarëdo shkeljeje e këtyre kufizimeve gjatë periudhës 10-ditore të zisë do të përcillet me pasoja serioze, shkruan India Today.

“Në të kaluarën, shumë njerëz që janë kapur duke pirë ose të dehur gjatë periudhës së zisë janë arrestuar dhe janë trajtuar si kriminelë ideologjikë”, tha qytetari i paidentifikuar. “Ata janë marrë dhe nuk janë parë kurrë më”, shtoi ai.

Koreja Veriore ka planifikuar disa organizime për ta përkujtuar ish-udhëheqësin Kim Jong Il, përfshirë një koncert dhe një ekspozitë me lule që u është lënë emri i tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit