8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti: Unë kam vizë të SHBA-ve, mund të nisem nesër

Rekomandime

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka komentuar raportimet se ai nuk mundet të udhëtojë në SHBA, për shkak të problemeve me vizë.

Në “Desku” në KTV, Kurti theksoi se nuk ka një problem të tillë.

- Advertisement -

Ai tha se sa i përket kësaj pune, nesër mund të niset.

“Unë kam vizë për SHBA. Mund të nisem nesër.”, tha ai.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë vështirë për ta demantuar çdo gënjeshtër.

- Advertisement -

Kurti po ashtu theksoi se Kosova tani i ka punët më së miri me SHBA-së, se që i ka pasur ndonjëherë.

“Kosova ka kohë që nuk i ka pasur raportet me SHBA-në, siç i ka tani”, shtoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit