2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kosnett takohet me Kurtin e Konjufcën, kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria

Rekomandime

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LVV, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbëri Nagavcin, merr vesh media nga burime të mirë informuara.

Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Media merr vesh se Kosnett ka takuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.

Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.

- Advertisement -

Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend, derisa, ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së.

Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas.

- Advertisement -

Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit