Kosova – Çekia, formacionet zyrtare: Rashani nga minuta e parë, Hadergjonaj në të majtë të mbrojtjes

    0

    Kosova do të luajë sot nga ora 15:00 ndaj Çekisë, ndeshje e katërt e grupeve për kualifikimet për Euro 2020.

    Nuk ka ndryshime të mëdha, përveç se janë mbuluar pozitat e të lënduarave.

    Në portë vazhdon të mbetet Aro Muric.

    Në të djathë do të luajë Mergim Vojvoda, ndërsa në qendër janë dyshja e zakonshme Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti. Në të majtë është risi, pasi do të luajë nga minuta e parë Florent Hadërgjonaj.

    Mesfusha përbëhet nga Voca dhe Halimi.

    Pas sulmuesit luajnë Edon Zhegrova, Bersant Celina dhe Elbasan Rashani.

    Në sulm do të jetë lojtari në formë Vedat Muriqi. /Telegrafi/

    Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

    Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral