-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova të përgatitet fuqishëm përballë Serbisë, në Bruksel t’ia përplasë mbi tavolinë vendimin e GJND-së!

Rekomandime

Kur flitet për një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, thekson se, Kosova duhet në këtë dialog të vendos në tavolinën e saj, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendim ky Kosovës i ka dhënë të drejtën për pavarësi.

Tërnava thotë se, me këtë vendim të GJND-së, Kosova duhet të kërkoj njohjen e shtetit tonë nga Serbia, e cila e ka kundërshtuar pvarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Ai pohon se tani Kosova duhet të përgatitet më seriozisht për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për të sfiduar palën serbë, që mos të lejojë të vazhdojë me shantazhe e kushtëzime dhe të ia përplasë për fytyre të vërtetat e shtetit tonë.

Hajrullah Tërnava

Kështu Tërnava e komenton edhe deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e cila ka deklaruar se shteti serb vazhdon lobimin për shtimin e vendeve që do të tërheqin njohjen e Kosovës, si dhe ta bllokojnë dhe pamundësojnë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Kërcënimi serb vjen pas paralajmërimit të Kosovës për aplikim të shpejtë anëtarësimi në INTERPOL dhe në UNESCO, dy organizata në të cilat Kosova kishte aplikuar dhe provuar për anëtarësim në mandatet e kaluara, por lobimi serb e kishte pamundësuar një kalimin e Kosovës në këto organizata.

Shantazhet dhe lobimet kundër Kosovës në diplomaci po vazhdojnë akoma, për çka Bërnabiq thotë se kur është çështja e UNESKO-s dhe anëtarësimi i Kosovës, kjo as nuk guxon të jetë temë e samitit të ardhshëm, pasi që sipas saj UNESCO nuk është vend ku ka hapësirë për të folur nëse Kosova duhet të jetë anëtare e asaj organizate”, thotë Tërnava.

- Advertisement -

Ai pohon se Kosova duhet të ketë listën e saj me tema konkrete dhe mos të lejoj që të zhvillohej propagandë kundër Kosovës.

“Faktori ndërkombëtar megjithatë duhet ta këtë të qartë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe UNESKO është në dobi të gjitha shteteve të botës, sepse ka të bëjë me luftimin e të gjitha të këqijave drejtë për së drejti nëse Kosova është e anëtarësuar në INTRPOL, si dhe në dobinë e Kosovës për ruajtjen e objekteve historike që janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Prandaj, nëse faktori ndërkombëtar i ka këto arsye të qarta atëherë lehtë mund të anëtarësohet Kosova në këto institucione ndërkombëtare, sepse në shumicë do të pajtohen për anëtarësimin e Kosovës në këto institucione të rëndësishme ndërkomëbtare”, përfundon Hajrullah Tërnava.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit