17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kosova triumfon ndaj Moldavisë, “Dardanët” mbeten në Ligën C

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë me rezultatin minimal 1:0.Kosova ka fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 1:0, falë golit të Lirim Kastratit – i cili realizoi në minutën e 30’të të ndeshjes.

- Advertisement -

“Dardanët” kishin shumë raste për ta thelluar avantazhin me anë të Kastratit, Celinës, Zhegrovës e Muriqit, mirëpo nuk arritën ta gjejnë rrjetën.

Amir Rrahmani, ylli i kombëtares së Kosovës u detyrua ta lëshojë fushën pas 18 minutave lojë, shkaku i një dëmtimi në krahëror.

Ndërkohë, vlen të potencohet se Ibrahim Dresevic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85’të.Të veçantat në këtë sfidë ishin debutimi i Armend Thaçit dhe goli i parë i Lirim Kastratit me kombëtaren A.

- Advertisement -

Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e 5 pikëve dhe siguron mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve, kurse Moldavia bie në Ligën D.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit