-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kosovarët “merakli” të Renaultit, vetura më e shitur këto dy muaj në Kosovë

Rekomandime

Industria e veturave në Kosovë është mjaft e zhvilluar, ku vazhdimisht është në rritje numri i veturave të reja që shiten.

Sipas informacione zyrtare, ne ju sjellim detaje se cilat vetura kanë shënuar rekord të shitjeve gjatë muajit shtator dhe tetor.

- Advertisement -

Muaji shtator

Në bazë të këtyre burimeve, brendi Renault, Dacia, Mercedes, Suzuki dhe Volkswagen janë top 5-shja e parë me më së shumti shitje.

Renault ka shitur gjithsej 29 vetura gjatë këtij muaji, prej të cilave 15 kanë qenë Renault Megane dhe 7 Talisman.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Dacia ka arritur t’i shesë 21 vetura gjatë muajit shtator, prej të cilave prinë modeli Sandero me 12 të shitura.

Mercedes ka arritur t’i shesë 17 vetura gjatë muajit shtator, Suzuki 17 vetura dhe Volkswagen 15.

- Advertisement -

Muaji tetor

Edhe gjatë muajit tetor brendi Renault ka arritur të renditet i pari në listën e veturave me më së shumti shitje ku gjithsej ka shitur 33 veturave (21 prej të cilave janë modeli Captur), Peugeot ka shitur 21vetura, Suzuki i ka shitur 21 vetura , Skoda 16 vetura dhe Toyota e mbyllë top 5-shen me 15 vetura të shitura gjatë muajit tetor.
Siç duket, gjatë këtyre dy muajve të fundit modelet Renault Captur dhe Renault Megane prijnë me shitje, ku vazhdimisht mbesin si veturat më të kërkuara në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit