Historik po e konsiderojnë rrugëtimin e Kosovës drejt Euro 2020, mediat e huaja. Sidomos, pas fitores së djeshme të Përfaqësueses kundër Çekisë ambicioze, transmeton Gazeta Metro.
2 me 1 fituan djemt tanë në ndeshjen që u luajt dje në ‘Fadil Vokrri’, gjë që ngjalli edhe më shumë shpresat për kualifikimin e parë në Euro 2020.
Se Kosova do të kualifikohet, po shkruajnë edhe mediat e huaja si EuroSport, BBC, Daily Mail e Washington Post.
“Shteti ballkanas që fitoi njohjen e UEFA dhe FIFA vetëm tre vjet më parë, ka mundësi për fitore”, kështu thuhet në artikujt e tyre.
Pas kësaj fitore, Kosova ka marrë edhe pozitën e liderit në Grupin A. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ‘Dardanët’ kanë 8 pikë, 2 fitore dhe 2 barazime, duke vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.
Pas tyre renditet Anglia, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndryshe, Kosova takohet pas tre ditësh(10 shtator) pikërisht me Anglinë.