-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosovarët pyesin Trumpin në Twitter: A e di që Whitaker ka bërë fushatë për PDK-në në emër të SHBA-së?

Rekomandime

Një ditë pasi që ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker qëndroi në Kosovë si dhe mori pjesë në fushatën e PDK-së në Gjilan nga ku tha se e mbështet këtë parti, në Twitter kosovarët kanë filluar një fushatë ku i shkruajnë presidentit amerikan, Donald Trump, duke e pyetur nëse është në dijeni për këtë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Një numër i madh i kosovarëve kanë filluar duke postuar në Twitter, një pyetje për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke kërkuar nga i njëjti përgjigje nëse ka informacione se ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker ka qëndruar në Kosovë, duke mbështetur PDK-në në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo duke u thirrur në emër të SHBA-së.

“Ne, populli i Kosovës, do të donim të dinim nëse ju z.President jeni në dijeni që Thatthew Whitaker ka qëndruar në Kosovë për të përkrahur një parti politike ne emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës #zgjedhjetnëKosovë”, shkruhet në postimet që janë shpërndarë, e që nuk janë të pakta në numër.

Kjo vjen një ditë pasi që Partia Demokratike e Kosovës, tha se presidenti amerikan Donald Trump e ka dërguar një përfaqësues në Kosovë për ta përkrahur këtë parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor.

- Advertisement -

Whitaker ka mbajtur edhe një fjalim në tubimin elektoral të PDK-së në Komunën e Gjilani.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit