5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Krijuesi i vaksinës tregon si funksionon ajo dhe kur i jep fund pandemisë

Rekomandime

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, që të hënën e kaluar njoftoi se së bashku me kompaninë Pfizer ka zhvilluar një vaksinë 90% efektive kundër koronavirusit, ka thënë se ajo mund t’i japë fund pandemisë.

- Advertisement -

Sahin tha për “The Guardian” se nga mesi i vitit të ardhshëm do t’i kthehemi jetës normale, transmeton Gazeta Express.

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, tha Sahin.

Shkencëtari me prejardhje turke shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina.

- Advertisement -

“Vaksina pengon që COVID-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”, tha ai.

Lidhur me kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha qëllimshëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se kjo çështje nuk duhet politizuar.

- Advertisement -

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”, deklaroi Sahin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit