0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri austriak drekon në restorantin e shqiptarit në Kroaci

Rekomandime

Sebastian Kurz së bashku me të dashurën e tij Susanne Thier janë vendosur në qytetin e bukur kroat, në Rovinj. Të dy po shijojnë motin e mrekullueshëm dhe detin. Gjatë ditëve të pushimit, ata kanë vizituar për një drekë restorantin La Riva, ndërkohë kamerierët kanë shfrytëzuar rastin për të bërë një fotografi me kancelarin austriak.

- Advertisement -

Sipas gazetës austriake oe24.at, Kurz nuk është parë asnjëherë i veshur kështu, përcjell albinfo.at. Me një bluzë me jaka dhe pantallona të shkurtër ai qëndron në mes stafit të restorantit. “Ai ishte shumë njeri i thjeshtë, aspak i komplikuar. Një mysafirë i shkëlqyer! Nuk kishte asnjë kërkesë të veçantë” citojnë mediat kroate kamerierët që shërbyen kancelarin Kurz.

Në anën tjetër, burime të albinfo.at, nga Kroacia bëjnë me dije se restoranti La Riva që gjendet në Rovinj është pronë e afaristit shqiptar, Zija Murati nga Maqedonia e Veriut. La Riva njihet si një nga restorantet më të mira në Rovinj dhe është jashtëzakonisht i frekuentuar nga turistët.

Po ashtu Kurz gjatë vizitës së tij në Rovinj është parë duke bërë fotografi me kalimtar të rastit.

- Advertisement -

Sebastian Kurz dhe e dashura e tij Susanne Thier janë në pritje për t’u bërë prindër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit