4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeministri Kurti i del në mbrojtje lojtarit serb të cilit iu larguan prindërit nga puna

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas rastit të 17 vjeçarit nga Graçanica Ilija Ivic i cili prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kurti ka shkruar në Twitter se Ilija Ivic ka qenë subjekt i izolimit nga strukturat ilegale të Beogradit.

“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti.


Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës.

- Advertisement -

Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.

- Advertisement -

Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë Telegrafi ka kontaktuar edhe Drejtorin Sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morinën.

Morina ka thënë se futbollisti i tyre sot i ka njoftuar për rastin që i janë larguar prindërit nga puna.

“Ne sot u njoftuam nga djaloshi për rastin që i janë larguar dy prindërit nga puna. Menjëherë kemi kontaktuar me FFK-në për ta njoftuar me rastin”.

“Jemi shokuar si klub me këtë vendim të disa qarqeve, por që ne i qëndrojmë pranë futbollistit tanë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit