20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kryeministri Kurti: Zyrtarë e biznesmenë kanë vjelë taksa që nuk mund t’i justifikojnë dot

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se pasuria e paligjshme në Kosovë është bërë përmes kontratave të korruptuara dhe se ka pasur favorizime të bizneseve të lidhura me zyrtarët politikë.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti tha se Kosova e ka pjesën e saj të historisë me korrupsionin.

- Advertisement -

Kurti: Zyrtarë të shumtë e biznesmenë kanë vjelë taksa që nuk mund t’i justifikojnë dot

“Kosova e ka pjesën e vet të historisë me korrupsion nga ku zyrtarë të shumtë e biznesmenë të lidhur me ta, kanë vjelë taksat e qytetarëve duke krijuar pasuri marramendëse të cilën nuk e justifikojnë dot”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, ka pasurim të paligjshëm, pasi siç u shpreh ai, burimi kryesor i pasurimit të pajustifikuar e të paligjshëm është bërë përmes kontratave të korruptuara.

- Advertisement -

Kurti: Burimi kryesor i korrupsionit të paligjshëm është përmes kontratave të korruptuara

“Pasojat nga mos adresimi i këtyre probleme të gjithë i dimë. Ri-tenderim për punët e njëjta, sepse shkolla prishet pas një viti (nganjëherë dorëzohet me defekte sepse zyrtari përgjegjës vendos me i mbyllë sytë), uji rrjedhë, ngrohja nuk punon e çatia pikon. Njëjtë sikur asfalti bëhet me gropa pas një dimri apo e merr vërshimi nga reshjet. Bëhet kështu sepse kualiteti për të cilin ka paguar qytetari me taksat e tij është komprometuar duke kaluar në xhepat e zyrtarëve e të biznesit. Kemi pasurim të paligjshëm, sepse burimi kryesor i pasurimit të pajustifikuar e të paligjshëm është pikërisht përmes kontratave të korruptuara. Favorizim i bizneseve të lidhura me zyrtarë e pushtetarë të caktuar, ku kemi pasur biznese të oborrit qeveritar. Këto janë vetëm disa nga gjërat që ne duhet t’i adresojmë me urgjencë”, theksoi Kurti.

- Advertisement -

Ndërsa, i ngarkuari me Punë i SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka kërkuar nga institucionet dhe gjykatat se kurrë nuk duhet t’iu shërbejnë interesave të individëve, pasi siç tha ai korrupsioni nuk është hiq më pak se kërcënim i sigurisë kombëtare.

Giacobbe: Institucionet dhe gjykatat kurrë nuk duhet t’iu shërbejnë interesave të individëve

“Në fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 21 shtatorit, presidenti Joe Biden ka thënë se korrupsioni nxit pabarazinë, shter resurset e një vendi, përhapet jashtë kufijve dhe gjeneron vuajtje të njerëzve. Nuk është hiq më pak se sa kërcënim i sigurisë kombëtare për shekullin 21. Zotimi i Kosovës është kyç se pa gjykata efikase dhe të pavarura, investimet-tregtia dhe zhvillim nuk mund të ketë ose të përparoj. Institucionet dhe gjykatat kurrë nuk duhet t’iu shërbejnë interesave të individëve, por zyrtarët publikë duhet t’i kryejnë detyrat e tyre me transparencë dhe të sigurojnë që interesat e tyre nuk i mbizotërojnë interesat e popullit”, tha Giacobbe.

Në këtë aktivitet të organizuar nga USAID-i me temën “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”, është mbajtur edhe një panel: Arritjet dhe sfidat në prokurimin publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit