8.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq shfaqet me fanellë të Kosovës në Mayfest

Rekomandime

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është shfaqur mbrëmë në festivalin #mayfest, festival ky që hap edhe sezonin turistik për qytetin e Ulqinit në Malin e Zi

- Advertisement -

Kryeministri fillimisht kishte shkruar një status në facebook ku e kishte lavdëruar këtë festival. Në të njëjtën kohë ai i kishte ftuar turistët që ta vizitojnë shtetin e tij.

E gjatë natës së vonë, Abazovic është parë me organizatorin e këtij eventi të përvitshëm në Malin e Zi, të ashtuquajturin ministrinë e “kënaqësisë” së Kosovës Arian Henci.

Henci shihet duke e prezantuar Dritanin në skenë teksa ai ka të veshur një xhaketë sportive të ekipit kombëtar të Kosovës.

- Advertisement -

Pasi e vesh, Abazovic shihet duke bërë me duar në drejtim të Kosova, ashtu si shkruan në fanellë.

Më herët, Abazovic ka shkruar se #mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.

- Advertisement -

“Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi !”, ka shkruar Abazovic.

Kujtojmë se #mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit