3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryeministri që ka ndërruar emrin dhe shtatë profesione: Lexoni 6 fakte për Edi Ramën

Rekomandime

Edi Rama njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që nga gratë e jetës e deri tek stili i jetesës dhe tek mënyra e të bëri politikë.

- Advertisement -

Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.

Më poshtë disa fakte nga jeta e tij, që ndoshta s’i keni ditur:

1. Edi Rama deri më sot ka ndërruar shtatë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste, dhe kryeministër.

- Advertisement -

2. Kryeministri i Shqipërisë është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

3. Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermanja Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pastaj prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

- Advertisement -

4. Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

5. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.
6. Edi Rama është kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që ka bashkëjetuar politikisht me katër kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe të fundit, Sali Berisha.

Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një djalë që quhet Gregori. Aktualisht ai është martuar me Linda Bashën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit